Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për Asamblenë Komunale të Ferizajt, dhe janë bërë publike rezultatet preliminare për kandidatët më të votuar nga tri partitë kryesore në këtë komunë: PDK, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK.
Sipas të dhënave, Agim Aliu i PDK-së është bindshëm kandidati më i votuar në Ferizaj, me mbi 20 mijë vota, duke lënë shumë pas të gjithë kandidatët e tjerë nga të gjitha subjektet.
Pesë kandidatët më të votuar nga secila parti janë:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
Agim Aliu – 20,917 vota
Burim Bajrami – 1,344 vota
Xhevdet Haxhidema – 1,167 vota
Amir Muhadini – 1,034 vota
Sebahate Sadiku – 1,030 vota
Lëvizja Vetëvendosje (VV):
Fatbardha Beka – 10,033 vota
Brahim Osmani – 801 vota
Amir Rexhemi – 549 vota
Hysen Hyseni – 529 vota
Yllkë Neziri Hyseni – 461 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
Visar Azemi – 7,918 vota
Besnik Salihu – 438 vota
Jehona Mustafa Krasniqi – 311 vota
Egzona Selmi – 293 vota
Sakip Haliti – 289 vota
Këto rezultate janë preliminare dhe pritet të certifikohen zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ditët në vijim.