Insajderi
Lajme

Përfundon numërimi në komunën e Obiliqit, kjo parti doli e para

Insajderi
10 February 2025 - 08:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfundon numërimi në komunën e Obiliqit, kjo parti doli e para
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave në kuadër të zgjedhjeve parlamentare për Komunën e Obiliqit.

Nga 33 kuti votimi sa janë numëruar, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 48,61 për qind ose 6,278 vota. Pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 23,23 për qind ose tre mijë vota.

PDK ka marrë 12,48 për qind të votave ose 1,612 sosh në Obiliq.

Numër të madh të votave ka marrë Lista Serbe në këtë komunë, duke grumbulluar 8,69 për qind të tyre ose 1,122.

Nga 88,55 për qind të votave të numëruara, LVV ka 41,16 për qind, PDK 21,97 për qind dhe LDK 17,69 për qind. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark