Insajderi
Lajme

Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet i dyshuari për krim të organizuar dhe rrëmbim

Insajderi
22 December 2025 - 14:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet i dyshuari për krim të organizuar dhe rrëmbim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Operacioni policor i zhvilluar sot në Pejë ka përfunduar me arrestimin e të pandehurit R.H., në bazë të urdhrit të kontrollit dhe planit operacional të organeve të drejtësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, R.H. dyshohet për përfshirje në veprat penale “Krim i organizuar” në lidhje me veprën penale “Rrëmbimi”, si dhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Aksioni është rezultat i një procesi hetimor që lidhet me rrëmbimin e një personi, rast i ndodhur në vitin 2021. Në lidhje me këtë çështje, një tjetër person i dyshuar tashmë ndodhet në paraburgim”, thuhet në njoftim.

Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë siguruar prova materiale relevante, të cilat do të shërbejnë në procedurën e mëtejmë hetimore.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit R.H.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark