Pjesa e parë në “Mikheil Meskhi Stadium” ka përfunduar me rrjeta të paprekura.
Gjeorgjia dhe Shqipëria përkundër insistimit për ta gjetur golin e avantazhit, nuk e arritën atë.
Kuq e zinjëve u duhet medoemos fitorja në këtë ballafaqim, për ta mbajtur hapin për pozitën e parë.
Dy humbjet e fundit, e para pikërisht nga ky kundërshtar dhe e dyta nga Çekia, ia kanë vështirësuar tej mase gjasat për një gjë të tillë, sikurse e kanë ndezur edhe alarmin e rrezikut për të përfunduar në vendin e fundit, që do të nënkuptonte rënie në një kategori më poshtë, nga Liga B në atë C të “UEFA Nations League”.
Fitorja eventuale sonte në Tbilisi, do t’i kthente ‘shqiponjat’ brenda objektivit madhor, pasi dy ndeshjet e muajit nëntor do t’i zhvillojnë në shtëpi, ndaj çekëve dhe ukrainasëve.