Përfundon protesta e serbëve në Rudarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përfundon protesta e serbëve në Rudarë

    Insajderi
    22 December 2022 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar protesta e serbëve në Rudarë, e cila filloi në orën 12:00.

    Gjatë kësaj proteste, në disa pankarta shkruhej “Rohde kjo nuk është Gjermania juaj, kjo është Serbi”.

    Po ashtu, përveç një flamuri të gjatë serb që u shpalos në protestë pati edhe pankarta të tjera të tilla: “Me besim në Zot për Krishtlindje”, “President Vuçiq, ne kemi besim te ti”, “Sepse nuk ka kthim nga këtu”, “Drejtësi për Dejanin, Miljanin dhe Slladanin”, ndërsa pankarta e një madhësie më të madhe ishte kundër kryeministrit Kurti.

    Përveç kryetarit të Listës serbe, Goran Rakiç, kanë folur edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq, kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, ish kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq etj.

    Protestuesve iu është drejtuar Predrag Pantiq, djali i policit të arrestuar Dejan Pantiq, i cili tha se babai i tij u arrestua vetëm pse është serb.

    Ata kërkuan lirimin e të arrestuarve Dejan Pantiq dhe të tjerët, pastaj tërheqjen e forcave policore nga veriu, si dhe anulimin e listës së arrestimeve me të dyshuar serbë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark