×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Protestuesit bartnin me vete një flamur të gjatë të Serbisë

    Insajderi
    22 December 2022 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Grupe të qytetarëve serbë nisën protestën në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Në këtë vend, i cili në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.

    Në protestë u mblodhën edhe pjesëtarë të komunitetit serb nga zona të tjera të Kosovës. Protestuesit bartnin me vete një flamur të gjatë të Serbisë.

    Bëhet fjalë kryesisht për persona të punësuar në institucionet serbe që funksionojnë në Kosovë.

    Në mesin e të pranishmëve ka edhe prej atyre që punojnë në institucionet e Kosovës, kryesisht në ato të vetëqeverisjes lokale./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark