Insajderi
Lajme

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, Kurti largohet nga hyrja e pasme pa folur për media

Insajderi
02 September 2026 - 18:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, Kurti largohet nga hyrja e pasme pa folur për media
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, para pak minutash ka dalë nga takimi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Nacionale ka siguruar pamje nga Kuvendi i Kosovës, ku Kurti është parë duke u larguar nga një hyrje e pasme, pa bërë deklaratë për media.

Ky takim vjen pasi gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan marrëveshjen Abdixhiku-Kurti për presidentin, përkatësisht kandidaturën e Bekim Sejdiut.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtim Shala janë emrat që dolën kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen për president, duke mos u nënshtruar ndaj Abdixhikut e Vjosa Osmanit.

Fotoja në lajm është nga arkiva.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark