Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka dhënë detaje pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke bërë me dije se diskutimet dypalëshe tashmë kanë përfunduar dhe se ditët në vijim do të qartësojnë nëse do të ketë një marrëveshje përfundimtare.
Hamza saktësoi se kushti kryesor i PDK-së mbetet miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara në dy leximet e nevojshme parlamentare. Sipas tij, menjëherë pas procedimit dhe miratimit të plotë të këtij ligji, PDK-ja është e gatshme që brenda ditës të ulet për të diskutuar çështjen e Presidentit dhe të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e tij.
“Bisedat i kemi përfundu. Kemi edhe disa ditë ku kemi mundësi me arrit marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, deklaroi Hamza para mediave.