Përfundon takimi Kurti-veteranët: Ska dakordim, protestat do të vazhdojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përfundon takimi Kurti-veteranët: Ska dakordim, protestat do të vazhdojnë

    Insajderi
    17 June 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar takimi mes kryeministrit, Albin Kurtit dhe përfaqësuesit e veteranëve, shkruan Insajderi.

    Para gazetarëve ka folur ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i cili ka deklaruar se nuk kanë arritur një dakordim me kryeministrin. Pikërisht për pikën ku parashihet rritja e pagës edhe për veteranët.

    Klinaku paralajmërojë se do të vazhdojnë protesta.

    “Ne e kishim një takim me kryeministrit Kurti, ministrin e Financa me kryetarin e Financave.  I kemi diskutu shumë çështje por kërkesa jonë ka qenë kjo që do të vazhdojmë ti zhvillojmë protestat e veteranëve, familjeve të dëshmorëve që me këtë cështje ne, me kryeministrin nuk u darkoduam sepse kërkuam të kthehet pika 3.1, që e ka ndryshu kjo qeveri me Kuvendin që me atë pikë e kanë largu beneficionin e veteranit të luftës që është me ligj, që nuk mund të jetë më pak se paga minimale. Ne i thamë që kërkojmë që pika 3.1 të kthehet dhe në seancat që do të mbahen ne do të vazhdojmë me protesta derisa të rregullohet, nëse këta e rregullojnë më mirë se sa ka qenë është cështje e cdo qeverie të kontribuojë më shumë qoftë për veteranët por edhe për shtresat tjera”, tha Klinaku përcjell Insajderi.

    I pyetur se cila ka qenë përgjigja e Kurtit, ai tha se do t’ju përcjell diçka me shkrim.

    “Tha se do tju përcjelli disa propozime me shkrim e presim çka po dorëzon me shkrimin, për qëndrimi jonë është që nuk do të dorëzohemi për pikë 3.1”, tha ai derisa paralajmërojë se nuk do të dorëzohen.

    Klinaku u shpreh i bindur se protestat do të vazhdojnë derisa nuk përfillet kërkesa e tyre.

    “I treguam edhe në zyre se ne do të jemi në protesta, në qoftëse e rregullojnë siç ka qenë ose edhe më mirë natyrisht se ne duartrokasim por në qoftë se e hek pikën 3.1 që lidhet me pagën minimale në Kosovë do të na ketë në protesta çdo ditë të vazhdueshme”, tha ai përcjell Insajderi.

    U.d i kryetarit të OVL-UÇK-së foli edhe për arsyetimet që gjatë takimit Kurti ua dha. Tha se u përmendi listat e veteranëve.

    “Arsyetimet e kryeministrit janë ato që ju i keni parë në opinion, ai thirrët në numrin e madh të veteranëve, që nuk është çështje e tij por e gjykatës dhe duhet pritur procesi gjyqësor qoftë për verifikim qoftë për kategorizim. Këto arsyetime të tyre të pabaza sepse edhe nëse krijohet komision I ri. Prapë do të bëhet verifikimi prej komandantëve”, ka deklaruar ai.

    Klinaku bëri me dije se në takim ishte edhe kryetari i Shoqatës të Familjeve të Dëshmorëve që si protestues dhe organizues kemi qenë së bashku.

    I pyetur se sa do të presin për përgjigje, Klinaku tha se nuk e di saktë se deri kur do të presin për një përgjigje nga qeveria.

    Theksojmë se takimi ka zgjatur afro tre orë.

    Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me pakënaqësitë e tyre për mos përfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale.

    Dje, mbi 8 orë veteranët kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark