×
  • Lajme
  • Insajderi

    Takimi Kurti-veteranët, edhe ambasadori i BE në Kosovë shihet duke hyrë brenda Qeverisë

    Insajderi
    17 June 2022 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar më shumë se dy orë dhe ende është duke vazhduar takimi mes kryeministrit, Albin Kurti e përfaqësuesve të veteranëve, shkruan Insajderi.

    Ndërkohë, brenda objektit të qeverisë është parë duke hyre edhe shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szyong. Nuk dihet ende nëse edhe ai po merr pjesë në takimin e Kurtit me veteranët.

    Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë takuar në objektin e Qeverisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas ftesës që ky i fundit u ka bërë dje.

    Qëllimi i këtij takimi është diskutimi lidhur me pakënaqësitë e tyre për mos përfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale.

    Dje, mbi 8 orë veteranët kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark