×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përfundon takimi, Lajçak tregon çka u diskutua

    Insajderi
    05 June 2023 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka pasur një diskutim të gjatë e të vështirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Ai pas përfundimit të takimit me Kurtin ka thënë se është prezantuar propozimi prej tri pikave për të dalë nga situata.

    “E para është shtensionimi, e dyta zgjedhje të shpejta në veri dhe e treta rikthimi në dialogun për normalizim”, ka thënë Lajçak. “Misioni ynë vetëm sa ka nisur”.

    Lajçak ka thënë se do të vazhdojë misionin me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për dy ditë. Do të ketë takime tjera në Kosovë , përfshirë me presidenten Vjosa Osmani, si dhe do të takohet edhe me krerët e Serbisë.

    “Është në interes të Kosovës dhe të gjithëve që të kemi kryetarë legjitimë”, ka thënë Lajçak, që ka shtuar se në deklaratën e 27 shteve të BE-së është përmendur edhe sanksionimi i Kosovës.

    “Mund t’ju them se shtetet anëtare po presin raportin tonë”, ka thënë Lajçak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark