Insajderi
Lajme

Përfundon verifikimi në 22 QKN, refuzohen mbi 140 fletëvotime nga diaspora

Insajderi
10 June 2026 - 18:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfundon verifikimi në 22 QKN, refuzohen mbi 140 fletëvotime nga diaspora
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë detaje të fundit nga procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

Nga përditësimet e fundit, sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi, procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 22 Qendra Komunale të Numërimit, ndërsa po vazhdon në të tjerat.

Gjithashtu, sipas tij, deri të mërkurën në orën 10:00 janë shqyrtuar 7.295 pako me fletëvotime nga jashtë vendit.

Ai ka thënë se prej tyre, 7.153 janë aprovuar, ndërsa 142 janë refuzuar.

Sipas Elezit, arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, çka ka çuar në refuzimin e 114 pakove.

“Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja do të publikojë numrin përfundimtar të pakove që do t’i nënshtrohen numërimit”, deklaroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark