Insajderi
Lajme

Përfundon vizita e Bekim Jasharit në SHBA

Insajderi
25 March 2024 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfundon vizita e Bekim Jasharit në SHBA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në konferencën e mbajtur është prezantuar rruga përpara dhe aplikimi afatgjatë në zhvillimin e kapaciteteve të zhvillimeve konform globale të sigurisë.

“Në vazhdim të vizitës zyrtare në SHBA, Gjeneral Jashari dhe delegacioni i FSK-së, morën pjesë në konferencën Vjetore të Komandantëve të Gardës Kombëtare. Në këtë konferencë u prezantua rruga përpara dhe planifikimi afatgjatë në zhvillimin e kapaciteteve konform zhvillimeve globale të sigurisë,” shkruhet në njoftim.

Në një sesion të veçantë, gjeneral Jashari iu adresua të pranishmëve ku i njoftoi dhe paraqiti fokusin afatmesëm të bashkëpunimit dhe njëkohësisht i falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin në rrugëtimin e Forcës drejt modernizimit.

Të pranishmit adresuan pyetje rreth mundësive të bashkëpunimit dhe rrugën përpara.

Jashari ishte I ftuar nga komandanti i Gardës Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen Osborn.

“Në përmbyllje të sesioneve të takimit vjetor, u mbajt edhe darka solemne vjetore ku Gjeneral Jashari ishte i ftuar nderi i komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen Osborn. Gjeneral Jashari pati mundësinë të takohet edhe me guvernatorin e shtetit të Ajovës, Z. Kim Reynolds.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark