×
  • Lajme
  • Aktuale

    Përgjigje e Insajderit për shpifjen publike të deputetit Hajdar Beqa, shokut të policit të arrestuar për ryshfet

    Insajderi
    16 March 2022 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK-së paska publikuar një status në cilin pohon rrejshëm se Insajderi ka shpifur kundër tij.

    Gjatë “aksionit” të tij kinse për të demantuar Insajderin, deputeti Beqa ka ngatërruar edhe titullin e artikullit.

    Titulli i saktë i artikullit “Afërsia e policit të arrestuar për ryshfet me Hajdar Beqen e PDK-së”, dhe jo ai që e shënon në status deputeti i PDK-së, i përfshirë në klanin Pronto.

    Po ashtu, deputeti i PDK-së në statusin e tij publik paska mohuar se ka afërsi me policin e arrestuar për ryshfet, Benon Këpuska. Ka interpretuar ashtu siç iu ka përshtatur foton që e posedon Insajderi, duke thënë se nuk ka qenë në ndejën e raportuar nga Insajderi edhe polici i arrestuar Benon Këpuska.


    Ky deklarim i deputeti Beqa përbën shpifje.

    E vërteta është ndryshe. Hajdari bashkë me vëlla kanë afërsi me policin e arrestuar në ryshfet. Njihen moti. I festojnë ditëlindjet bashkë. Hajdari kënaqet mish e birra në festë me Benon Këpuskën e arrestuar.

    Fotografia që nxjerr në shes shpifjet e Hajdar Beqës


    Përveç deputeti Beqa një shpifje kundër Gazetës Insajderi e ka lansuar edhe një person i afërt me të. Është Mentor Hoxha, ish-agjenti i SHIK-ut.

    Ai pohon se udhëheq një organizatë që merret me verifikimin e lajmeve të publikuara nëpër media. Në statusin e tij ka postuar një shpifje kundër Gazetës Insajderi, duke pohuar se redaksia ka shpifur kundër deputetit Hajdar Beqa.

    Meqë Hoxha është person që publikisht nga gazetarët është cilësuar si prevarant e haraçexhi, redaksia e Gazetës Insajderi nuk e sheh të arsyeshme që të merret detajisht me përmbajtjen e statusit të tij publik dhe ta publikojë të njëjtin, siç është vepruar me statusin e deputeti Beqa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark