Insajderi
Botë

Përgjigjet e Francës dhe Gjermanisë pasi Putin kërkoi që gazi të paguhet me rubla

Insajderi
31 March 2022 - 16:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përgjigjet e Francës dhe Gjermanisë pasi Putin kërkoi që gazi të paguhet me rubla
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjermania dhe Franca kanë refuzuar sërish kërkesat e Rusisë që vendet europiane të paguajnë gazin rus në rubla, si një shkelje e papranueshme e kontratave, duke shtuar se kjo përbën  “shantazh”, sipas The Guardian.

Gjatë një konference për shtyp, ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha se nuk kishte parë ende një kontratë të nënshkruar nga presidenti Valdimir Putin që detyron vendet europiane të paguajnë gazin në rubla, duke shtuar se Gjermania ishte e përgatitur për të gjithë skenarët, duke përfshirë ndalimin e importeve të gazit rus në Europë .

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire tha se Franca dhe Gjermania kanë kundërshtuar kërkesën e Rusisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark