Përjashtimi i Kosovës nga ENQA: Çka është mbjellë, është korrur – Insajderi
×
Fokus 3

Përjashtimi i Kosovës nga ENQA: Çka është mbjellë, është korrur

Insajderi
04 October 2019 - 08:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njëra nga arsyet që e shtyri ENQA-n të marrë vendim për përjashtimin e AKA-s është ndërhyrja politike, që është bërë në këtë institucion e për të cilën më së shumti u akuzua ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi.

Në reagimin e BE-së thuhet se ndërprerja e anëtarësimit të Kosovës në ENQA është një kthim prapa dhe pasojë e drejtpërdrejtë e politikave jo të shëndosha në të kaluarën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA) dy ditë më parë është përjashtuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Ky përjashtim thuhet se do t’u kushtojë shumë studentëve të Kosovës, të cilëve do t’u ndërlikohet procesi i verifikimit të diplomave ndërkombëtarisht.

Njëra nga arsyet që e shtyri ENQA-n të marrë vendim për përjashtimin e AKA-s është ndërhyrja politike, që është bërë në këtë institucion e për të cilën më së shumti u akuzua ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë gjatë ditës së djeshme është thënë se të gjeturat e ENQA-s janë plotësisht korrekte dhe pasqyrojnë ndikimet e jashtme dhe të brendshme me të cilat përballet AKA tash e disa vite.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark