Përjashtohet nga shkolla një nxënëse në Pejë, Maliqi kërkon ndryshimin e udhëzimit administrativ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përjashtohet nga shkolla një nxënëse në Pejë, Maliqi kërkon ndryshimin e udhëzimit administrativ

    Insajderi
    23 September 2024 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka kërkuar shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.

    Në një konferencë për media pas përjashtimit të një nxënëseje në Pejë për shkak të bartjes së shamisë, Maliqi ka kërkuar që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të ndërmarrë masa ndaj këtij institucioni arsimor.

    Ai ka thënë se një nxënëse është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani” në Pejë, me vendim të drejtorit të shkollës.

    Sipas tij, drejtori ka thënë se “vetëm jam duke e zbatuar udhëzimin administrativ”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark