Insajderi
Lajme

Avokati i të akuzuarit kërkon përjashtimin e trupit gjykues në rastin e Sherife Alijës – Seanca ndërpritet për kohë të pacaktuar

Insajderi
23 October 2025 - 14:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avokati i të akuzuarit kërkon përjashtimin e trupit gjykues në rastin e Sherife Alijës – Seanca ndërpritet për kohë të pacaktuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e Sherife Alijës, e cila u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, 73-vjeçari Idriz Alija në gusht të vitit 2024, është ndërprerë për kohë të pacaktuar.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit, Millaku, gjatë seancës ka paraqitur shqetësime se të drejtat e tij si mbrojtës janë cenuar, duke përmendur ndër të tjera ndërhyrjen e kryetarit të trupit gjykues gjatë ekzaminimit të ekspertit mjekësor, si dhe mospranimin e kërkesës së tij për të propozuar një ekip-komision mjekësor për ekzaminimin e dosjes së të mbrojturit.

Avokati Millaku ka kërkuar përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, duke argumentuar se kjo ka cenuar orientimin e mbrojtjes, punën profesionale dhe të drejtën e mbrojtjes efikase, të garantuar nga Kodi dhe Kushtetuta, si dhe dokumentet ndërkombëtare.

Pas kërkesës së mbrojtjes, gjykatësja vendosi ndërprerjen e shqyrtimit gjyqësor për kohë të pacaktuar dhe obligoi avokatin mbrojtës që të kryejë procedurat administrative lidhur me kërkesën për përjashtim brenda tre ditëve.

Rasti pritet të vazhdojë në një seancë të ardhshme, pasi të shqyrtohet kërkesa për përjashtim dhe të caktohet gjyqtari i departamentit përkatës që do të merret me këtë lëndë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark