Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bella Hadidit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bella Hadidit

    Insajderi
    18 September 2025 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja Bella Hadid ndau një seri fotosh nga shtrati i spitalit në Instagram të mërkurë duke shqetësuar ndjekësit.

    Edhe pse nuk zbuloi arsyen e shtrimit në spital, dihet se ajo ka luftuar me sëmundjen Lyme për vite me radhë, shkruan People.

    “Më vjen keq që gjithmonë zhdukem, të dua”, shkroi Hadid, 28 vjeçe, në mbishkrimin e postimit.

    Në foto, modelja është duke pushuar në spital, duke shijuar pamjen e perëndimit të diellit përmes dritares.

    Ajo gjithashtu ndau fotografi të kopshtit të saj, si edhe foto të familjes dhe miqve që e vizituan dhe luajtën letra me të. Në foton e fundit, ajo është ulur në cep të një ashensori, me flokët e lagur, duke mbajtur një filxhan kafe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark