Përkrahësit e LVV-së kërcënojnë djalin e dëshmorit që nuk u pranua në KEK – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përkrahësit e LVV-së kërcënojnë djalin e dëshmorit që nuk u pranua në KEK

    Insajderi
    04 April 2022 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi para tri dite ka publikuar një shkrim për Patriot Ibrahimin i cili nuk u pranua në pozitën e zjarrëfikësit në Korporatën Energjetike të Kosovës, megjithëse ai kishte pikë të mjaftueshme.

    Gazeta Insajderi pati kontaktuar me Patriot Ibrahimin i cili është djali i dëshmorit, Halim ibrahimi nga fshati Kozhnicë në Skënderaj, ku i njejti tha se në testin me shkrim kishte marrë 70 pikë dhe pas intervistës kur ishin mbledhur pikët nga dy testet, atij në fund i kanë dalë vetëm 54.1 të tilla.

    Ai tha se mashtrimi i ishte bërë në testin me intervistë fizikisht, pasi në fillim mori pikët nga testi me shkrim dhe më pas vetëm pikët në total, por, jo pikët e intervistës. Ai gjithashtu pati treguar se në vend të tij në listën e të pranuarve figuron, Albinot Bërbatovci, personi i afërt me VV-në e që përpos kësaj, Bërbatovcin nuk do ta lënë të vetëm familjarët, pasi tre antarë janë të punësuar gjithashtu në KEK.

    Mirëpo Patriotit po i nxjerr telashe kjo pasi që ka filluar të marrë kërcënime.

    Në profilin e tij në Facebook, ka treguar se është kërcënuar i cili edhe ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të merren me rastin e tij.

    Sic e ka publikuar Ibrahimi shihet komenti kërcënues që i është bërë, nga një faqe me fotografi të Albin Kurtit dhe me emër Bahri Berisha.

    “Nisin kërcenimet e të pranuarve ne kek , por si gjithë herë duke besuar në institucionet e Kosovës: Kërkoi nga Policia e Kosovës edhe Prokuroria e Republikes së Kosovës që të merren më këtë rast” ka shkruar Patriot Ibrahimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark