×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkujtohet Zahir Pajaziti

    Insajderi
    31 January 2016 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 19 vjetorin e rënies së dëshmorëve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka nderuar veprën e tyre duke vendosur lule pranë shtatores së Zahir Pajazitit në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë.

    Veseli tha se Zahir Pajaziti dhe dy shokët e tij kanë qenë themelues dhe motor të veprimeve të UÇK-së në tërë territorin e Kosovës.

    “Ne institucionet e Republikës së Kosovës përkulemi para veprës dhe sakrificës së gjithë heronjve të kombit, martirëve, dhe gjithë atyre që kanë dhënë jetën për çlirimin e Kosovës,” ka thënë Veseli, i cili shoqërohej edhe nga anëtare të tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës.

    “Në të njëjtën kohë, unë si kryetar i kuvendit, por veçanërisht si bashkëluftëtar i këtyre trimave, jam jashtëzakonisht i nderuar dhe jashtëzakonisht krenar, që Kosova po ecë drejt forcimit të shtetësisë,” ka shtuar ai, raporton Insajderi.com

    Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu janë vrarë në një pritë të organizuar më 31 janar të vitit 1997 dhe konsiderohen nga të parët që kanë filluar organizimin e UÇK-së.

    Pas përfundimit të luftës, disa bashkëluftëtarë të  Zahir Pajazitit, publikisht kanë vënë dyshime se në organizimin e vrasjes së tij mund të kenë dorë edhe shqiptarë brenda UÇK-së.

    Përveç Veselit, nderime tek shtatorja e Zahir Pajazitit ka bërë edhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, e të tjerë.

    Në ndërkohë, në orën 13 në Teatrin Kombëtar, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka organizuar Akademi Përkujtimore për të shënuar përvjetorin  e rënies së dëshmorëve Pajaziti, Hoxha, dhe Zejnullahu./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark