Sipas prokurores, Mona Sylaj, e cila po vëzhgon procesin në këtë komunë, procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull dhe pa asnjë problem në përjashtim të rastit të komosinerëve.
Rasti në fjalë ka të bëjë me konfrontimin e dy komisionarëve të subjekteve të ndryshme, por Sylaj nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Kemi parë rastin, kemi ndërhyrë, e dimë se si ka ndodhur dhe hetuesit i kemi obliguar që ata të merren me rastin, duke i intervistuar personat dhe pastaj do të japim një intervistë në detaje në lidhje me rastin që ka ndodhur aty. Ka ndodhur një rast. Është hapur rasti, kështu që vazhdojnë hetimet më tutje”, u shpreh Sylaj
Përqindja e daljes së qytetarëve të Gjakovës, sipas KQZ-së është 25,72%.
“