Një përleshje ka ndodhur ditë më parë në Tiranë dhe siç raportuan mediat në Shqipëri protagonistë ishin dy reperat Finem dhe Don Xhoni.
Ky i fundit ka demantuar lajmin se është rrahur nga Klejdi Dogjani i njohur si Finem në Tiranë.
Përmes një video-live në Instagram, Don Xhoni zbuloi se nuk është në Tiranë por në vendlindjen e tij në Drenicë ku u pa se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë në një video të publikuar nga JOQ Albania, i riu me emrin Santi ka sqaruar se ai vetë ka qenë i përfshirë në rrahje, dhe se pamjet nga vendi i ngjarjes ishin bërë para tre muajsh, kur ai thotë se kishte ndodhur rrahja.
“Lajmet që kanë dalë mbrëmë rreth sherrit të Finemit dhe Don Xhonit janë jo 100% po 1000% fake. Ai në makinë kam qenë unë, ai sherr ka diku 3 muaj që ka ndodhur”, ka sqaruar ai.
Dhe të njëjtën video e ka ri-shpërndarë Don Xhoni, duke thënë se tani po flet e vërteta.
“Tash po flet Don Xhon e vërteta. Po me vjen shume keq per këto probleme qe po ndodhin n’ditet e sotit, sidomos kjo qe i paska ndodh këtij dashamiri”, ka shkruar ai.