Insajderi
Lajme

Përleshja në “Breg të Diellit” – Policia jep detaje të reja

Insajderi
27 February 2026 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përleshja në “Breg të Diellit” – Policia jep detaje të reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një përleshje fizike ka ndodhur mes katër personave në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në kryeqytet.

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, në përleshje janë përfshirë katër shtetas të Afganistanit, ku gjatë përleshjes është përdorur një mjet i ftohtë – thikë.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark