Përleshje e ashpër mes lojtarëve në ndeshjen Everton-Liverpool, publikohen pamjet- tre dolën me të kuq - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Përleshje e ashpër mes lojtarëve në ndeshjen Everton-Liverpool, publikohen pamjet- tre dolën me të kuq

    Insajderi
    13 February 2025 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfundim dramatik pati ndeshja mes Evertonit dhe Liverpoolit në kuadër të Premier Ligës.

    Derisa Liverpooli po shkonte drejt një fitoreje të sigurt me rezultatin 2-1, kjo ëndërr iu shua në minutën e 98-të kur mbrojtësi i Evertonit, James Tarkowski, shënoi për të barazuar shifrat në Goodison Park.

    Kështu, Liverpooli vazhdon të mbajë kreun e tabelës me 7 pikë larg vendit të dytë, Arsenalit.

    Por, kur u mendua se gjithçka mori fund, pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, u nxehën gjakrat në fushë.

    Ishte Abdoulaye Doucoure i Evertonit ai që duket se shkoi për të festuar te tribuna e “Reds”, duke nxitur kështu reagimin e ashpër të Curtis Jones të Liverpoolit. Aty u krijua një rrëmujë e madhe me Johnesin në mes të saj, teksa lojtarët e ekipeve kundërshtare po shtyheshin me njëri-tjetrin.

    Kështu, gjyqtari i ndeshjes vendosi të i ndëshkojë me karton të kuq të dy ata, Doucouren dhe Johnesin, por edhe trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot.

    Jones mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të rolit të tij në incident, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e radhës. Edhe Doucoure u ndëshkua njëjtë, me kartonin e dytë të verdhë.

    Me kartonin e kuq të pranuar edhe Slot që do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark