×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje e gjuajtje me armë zjarri në Prizren

    Insajderi
    15 February 2016 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në orët e hershme të mëngjesit, në restorant Paradiso në Prizren ka ndodhur një përleshje dhe gjuajtje me armë zjarri.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të ndalojë të dyshuar lidhur me rastin, por ende nuk ka intervistuar ata meqë janë nën ndikim të alkoolit.

    “Njëri nga të dyshuarit është ndaluar derisa po largohej me një automjet “Jeep” dhe gjatë kontrollit është zbuluar një pistoletë ‘M-70 Zastava’ me 5 fishekë të kalibrit 7.65 mm”, i ka thënë portali Kallxo.com Hazir Berisha, zëdhënësi i Policisë Regjionale të Prizrenit.

    Berisha po ashtu ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë e fishekut dhe një veturë e markës Audi./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark