Për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pastrimin e një veturë, tetë persona në Pejë janë përfshirë në një përleshje në mes vete. Për pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.
Siç njofton policia, katër prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje kurse katër të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.
Policia njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar gjithsej 27 persona si të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale./Insajderi.com