Dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike të dielën mbrëma te Rrethi i Flamurit në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa sipas informatave fillestare, të dy personat kanë pësuar lëndime, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga mjete të mprehta.
Ata janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin policia ka nisur veprimet hetimore.
Rastin e ka konfirmuar për media Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Kryeqytetin.
“Sot, rreth orës 20:00, te Rrethi i Flamurit në Prishtinë, dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, dy personat kanë pësuar lëndime (dyshohet nga mjete të mprehta) dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, tha ai për Gazetën Insajderi.
Mediumi Sinjali ka publikuar pamjet pas momentit të incidentit: