Insajderi
Lajme

Përleshje në Prizren, lëndohet polici gjatë ndërhyrjes – arrestohen katër persona

Insajderi
19 September 2026 - 18:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përleshje në Prizren, lëndohet polici gjatë ndërhyrjes – arrestohen katër persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një përleshje mes katër personave ka ndodhur mesditën e së shtunës në Prizren, ku një zyrtar policor është lënduar gjatë ndërhyrjes.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, gjatë incidentit janë përdorur armë zjarri dhe thikë, ndërsa katër të dyshuarit janë arrestuar.

“Më datën 19.09.2026, rreth orës 12:50, në rrugën “Brigada 125” në Prizren, në afërsi të hyrjes së Autostradës “Prizren–Jug”, ka ndodhur një përleshje mes katër personave. Në vendngjarje ka qenë edhe një zyrtar policor – hetues, i cili ka ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll. Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit dyshohet se kishte në posedim një armë zjarri, ndërsa një tjetër një mjet të mprehtë (thikë)”, tha Bytyqi.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar dhe është cilësuar si: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, dhe mbetet nën hetime.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark