Përleshje pas një aksidenti trafiku në Prishtinë, arrestohen një burrë dhe një grua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje pas një aksidenti trafiku në Prishtinë, arrestohen një burrë dhe një grua

    Insajderi
    11 September 2025 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy gra dhe një burrë janë përfshirë në një perleshje fizike pas një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në Prishtinë.

    Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin, një femër dhe një mashkull janë arrestuar si të dyshuar, ndërsa një femër tjetër viktimë është intervistuar nga policia.

    Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë / 10.09.2025 – 15:50. Pas një mosmarrëveshje rreth një aksident trafiku ka ardhur deri të përleshja fizike në mes dy femrave dhe një mashkulli kosovarë. Një femër dhe një mashkull janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa një femër është intervistuar si viktimë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark