Ngjarja tragjike në qytetin e Tetovës ka tronditur të gjithë.
E revoltuar dhe njëkohësisht e tmerruar nga gjithë kjo ngjarje është edhe këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri.
Ajo tregoi se e afërmja e një prej punonjësve të saj kishte humbur jetën në spitalin e Tetovës.
“Sot në mëngjes më erdhi në shtëpi me lot në sy, sepse vajza e tezes së saj kishte qenë aty brenda dhe kishte ndërruar jetë. Familja e saj kishte tentuar ta shpëtonte, por nuk kishte mundur të mbijetonte për shkak të tymit. Ishte vetëm 20 vjeçare. Sinqerisht jam e tmerruar!”, tha me lot në sy Tahiri.