×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përmbyset një autobus me emigrantë në Meksikë, 17 persona humbin jetën

    Insajderi
    20 February 2023 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një autobus që transportonte emigrantë nga Venezuela, Kolumbia dhe vendet e Amerikës Qendrore u përmbys në Meksikën qendrore, 17 persona humbën jetën, sipas zyrtarëve.

    Aksidenti ndodhi në një autostradë dje pasdite, teksa një autobus me 45 persona në bord po shkonte drejt veriut, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm i shtetit Julio Huerta.

    “Pesëmbëdhjetë persona vdiqën menjëherë në momentin e aksidentit”, tha ai në një konferencë për shtyp. 15 të tjerë u shtruan në spital, dy prej të cilëve vdiqën më vonë, ndërsa pesë të tjerë ndodhen në gjendje kritike.

    Zyrtari nuk tha se sa nga të vdekurit dhe të plagosurit ishin emigrantë, dhe agjencia e imigracionit e Meksikës nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

    Emigrantët shpesh marrin rrugë të rrezikshme për të kaluar kufirin në Meksikë për të shkuar në SHBA.

    Mediat meksikane raportuan se autobusi u përmbys kur shoferi humbi kontrollin e mjetit.

    Javën e kaluar, dhjetëra emigrantë u vranë në Panama, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas në një shkëmb, ky është aksidenti më i rëndë që përfshin emigrantët në historinë e vendit. /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark