×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përmbyset varka me emigrantë në Jemen, humbin jetën 38 persona, zhduken 100

    Insajderi
    11 June 2024 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 38 persona nga Briri i Afrikës kanë humbur jetën pasi varka me të cilën po udhëtonin u përmbys në brigjet e Jemenit.

    Rreth 100 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa disa prej të mbijetuarve u kanë komunikuar ekipeve të shpëtimit se anija, e cila mbante rreth 250 persona, u fundos për shkak të erërave të forta.

    Autoritetet lokale në Rudum, në lindje të Adenit, thanë se personat që ndodheshin në bord ishin emigrantë, kryesisht nga Etiopia, të cilët përdorin Jemenin si një pikë tranziti për të arritur në shtetet e Gjirit.

    Hadi Al-Khurma, drejtori i rrethit Rudum tha se anija u mbyt para se të arrinte në brigje.

    “Peshkatarët dhe banorët arritën të shpëtojnë 78 prej emigrantëve, të cilët raportuan se rreth 100 të tjerë që ishin me ta në të njëjtën varkë janë të zhdukur. Kërkimet janë ende në vazhdim, dhe Kombet e Bashkuara janë informuar për incidentin,” tha ai.

    Sipas OKB-së, 97,000 emigrantë mbërritën në Jemen nga Briri i Afrikës vitin e kaluar.

    Rritja ka ndodhur pavarësisht luftës në Jemen dhe sulmeve të fundit të Houthi-ve mbi anijet në Detin e Kuq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark