Reshjet e stuhishme të shiut në pjesën qendrore të Francës kanë shkaktuar përmbytje dhe dalje nga shtrati të disa lumenjve, ndërsa në Paris një pjesë e madhe e stacioneve të metrosë kanë mbetur nën ujë, raporton Anadolu Agency (AA).
Më shumë se 20 stacione të metrosë sot në mëngjes janë nën ujë, ndërsa në mesin e stacioneve të mbyllura në qendër të Parisit janë Porte de Versailles, Maison Blanche, Porte de la Villette, Republique, Jacques Bonsergent, Quai de la Rapee i Saint-Michel.