Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, lumi Zrmanja në Kroaci ka shënuar nivel rekord të ujit dhe ka dalë nga muri mbrojtës në zonën e qytetit të Obrovcit.
Ngritje niveli ka pasur edhe lumi Otuçe në komunën e Graçacit, Qarku i Zarës, ku u dërgua mbrojtje civile për evakuim të qytetarëve, raporton Index.hr, përcjell Gazeta Insajderi.
Sipas mediumit, shërbimet kompetente janë në terren, ndërsa banorët shtëpitë e të cilëve janë më të rrezikuar janë duke u evakuuar.
Për shkak të rritjes disa orëshe të nivelit të ujit të lumit Una, si shkak i reshjet e dendura të shiut, në Kostajnicë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Meteorologët kroatë kanë paralajmëruar reshje shiu dhe stuhi përgjatë ditëve në vijim. /Gazeta Insajderi/