Insajderi
Lajme

Përmbytje të mëdha në Rahovec pas reshjeve të shiut, uji mbulon rrugët dhe oborret

Insajderi
27 July 2026 - 10:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përmbytje të mëdha në Rahovec pas reshjeve të shiut, uji mbulon rrugët dhe oborret
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të komunës së Rahovecit, duke sjellë vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, sasi të mëdha uji kanë mbuluar shumë rrugë lokale të kësaj komune, ndërsa në disa raste përmbytjet kanë depërtuar edhe në oborret e shtëpive dhe objekteve të tjera.

Pamjet e publikuara paraqesin një situatë të rënduar, ku disa automjete shihen duke kaluar me vështirësi nëpër rrugët e mbuluara nga uji. Në disa segmente, niveli i ujit është rritur ndjeshëm, duke krijuar rrezik për bllokim të plotë të qarkullimit dhe duke vështirësuar lëvizjen e banorëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark