Rreth 260 mijë persona të cilët janë prekur nga shirat dhe përmbytjet në rajonin Hunan, në jug të Kinës, janë evakuuar në zona të sigurta.
Zyra e ndihmës për kontrollin e përmbytjeve dhe të thatësirës në Hunan ka njoftuar se shirat intensivë në rajon kanë shkaktuar tejmbushjen e lumenjve Shiangciang dhe Zıciang.
Ndërsa është konfirmuar se janë evakuuar gjithsej 260.000 persona të cilët janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shita intensivë, raporton AA.
Gjithashtu është bërë e ditur se edhe në shumë qytete në rajonet Ciangshi dhe Hubej në jug të Kinës janë dëmtuar një numër i madh i shtëpive dhe bizneseve për shkak të erërave të forta dhe përmbytjeve.