“Përmbytjet në Stamboll janë katastrofë e vërtetë” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Përmbytjet në Stamboll janë katastrofë e vërtetë”

    Insajderi
    18 July 2017 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri turk i Transportit, Çështjeve Detare dhe Informacionit, Ahmet Arslan ka deklaruar se Stambolli është përballur me një katastrofë të madhe për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

    “Në një orë ose një orë e gjysmë kanë rënë 250 litra shi në një metër katror. Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme. Autoritetet kompetente janë angazhuar tek tuneli i Euroazisë dhe bëjnë pompimin e ujit. Së shpejti, tuneli duhet të hapet”, tha ministri Arslan.

    Moti i keq që përfshiu Stambollin, sipas raporteve fillestare, nuk ka viktima, tha drejtori i Zyrës së Emergjencës të qeverisë turke (AFAD) Mehmet Halis Bilden.

    Bilden në rrjetin social shkroi se ekipet e AFAD-it janë në terren.

    “Të gjithë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Falë Zotit, sipas informacioneve paraprake nuk ka viktima”, ka shkruar Bilden, shkruan AA.

    Ai këshilloi që në rrugë të mos lëvizin me automjete përveç në raste urgjente dhe kërkoi që banorët t’u përmbahen udhëzimeve të autoriteteve kompetente.

    Për shkak të sasive të mëdha të ujit në rrugë të caktuara, automjetet nuk mund të lëvizin, si dhe është vështirësuar edhe trafiku publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark