Andi Artani është njëri ndër ish-konkurrentët më të dashur dhe të komentuar në emisionin “Përputhen”.
Ai vazhdoi të komentohej shumë edhe pasi doli nga emisioni e sidomos pas ndarjes që ai kishte me një ish konkurrente tjetër, Jasminën.
Ndërkaq ai nuk u ndal me kaq, gjatë verës ai është bërë pjesë e një emisioni në televizionin T7, “Natë vere”.
Andi tashmë ka dëshmuar se edhe si moderator mund t’ia dal shumë mirë.
Poashtu ajo që ka rënë në sy në një postim të tij në Instastory është një foto ku mbishkrimi i saj ishte mjaft interesant dhe lindi shumë dyshime.
“Përndryshe në bullz po më shkrun “Love”.
Ishte shkrimi i Andit përkrahë fotos, se çfarë donte të thoshte ai kjo ende nuk dihet.