Insajderi
Zgjedhjet 2026

Përparim Rama bën thirrje të votohet Ermal Sadiku: Mbështetja për të është mbështetje për të ardhmen

Insajderi
27 December 2025 - 20:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përparim Rama bën thirrje të votohet Ermal Sadiku: Mbështetja për të është mbështetje për të ardhmen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ermal Sadiku, duke theksuar rëndësinë e dijes, inovacionit dhe teknologjisë për të ardhmen e vendit.

Sipas Ramës, Sadiku jo vetëm që zotëron këto tre dimensione, por ka edhe vullnetin dhe përkushtimin për t’i aplikuar ato në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Kosovës.

“Vullnetin e Ermalit për t’i shërbyer transformimit digjital të Kosovës duhet ta bashkojmë me zellin tonë për t’ia besuar këtë sfidë. Mbështetja për Ermal Sadikun është mbështetje për inovacionin, dijen dhe të ardhmen e Kosovës”, ka deklaruar Rama.

Ky është postimi i tij i plotë:

E ardhmja e Kosoves ndërtohet me inovacion, dije dhe teknologji. Ermal Sadiku pervec se zoteron keto tre dimensione, ka edhe vullnetin per ta bere kete permes besimit te qytetareve.

Pervoja reale e Ermalit ne industrine e teknologjise i jep njohurite e nevojshme per transformimin digjital te Kosoves. Per nje Kosove ku institucionet behen transparente, shendetesia moderne, arsimi efikas–nje Kosove të mençur!

Vullnetin e Ermalit per ti sherbyer transformimit digjital te Kosoves duhet ta takojme me zellin tone për t’ia besuar kete sfide. Mbështetja për Ermal Sadikun është mbështetje për inovacionin, dijen dhe të ardhmen e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark