Insajderi
Lajme

“Përparim Rama e ka punësuar gruan e vetë në komunë, ka zyrë aty”

Insajderi
06 February 2024 - 22:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Përparim Rama e ka punësuar gruan e vetë në komunë, ka zyrë aty”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka punësuar gruan e tij në komunë.

Ajo ka thënë se ndonëse nuk merr rrogë, ajo zë vend në aktivitete të rëndësishme si të ishte funksionare e komunës kryeqytetase, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas Hoxhës, madje gruaja e Përparim Ramës ka zyrë në komunë.

“Rama e ka punësuar gruan e vet aty, pa pare punon. Ka email të komunës, shkon në aktivitete që duhet me qenë Donjeta (Donjeta Sahatçiu, ish-nënkryetare), e jo gruaja e Përparim Ramës”, deklaroi ajo në emisionin Pressing të T7.

“Shumë projekte, për shembull për kancerin e gjinit që ish dashtë ta udhëhiqte Donjeta, bashkë me kryetarin e udhëhoqi atë proces gruaja e tij. Anashkalohet Donjeta dhe i jepet projekti për me udhëheq zonjës së z. Rama. Më vjen keq që po e përmend, sepse e njoh dhe e respektoj personalisht. Por është e pandershme ajo me qenë pjesë e proceseve ku Rama është kryetar, sepse nuk ka punë aty. Nuk është zonja e parë ashtu, Rama nuk është president, është kryetar i komunës”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark