Përparim Rama i bindur: Do të fitoj pa balotazh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama i bindur: Do të fitoj pa balotazh

    Insajderi
    10 September 2021 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se garën për Prishtinën do ta fitojë pa balotazh.

    Rama deklaroi se sipas sondazheve, LDK po shkon drejt rritjes në Prishtinë.

    “Besoj vërtetë, sepse ashtu tregojnë numrat, trendi është në ngritje e sipër, në ngritje të fortë, dhe besoj që po, do ta fitojmë pa balotazh, sepse punën që po e bëjmë është asisoj që ta fitojmë pa balotazh, jo ndoshta prej aspektit të egos, apo ku ta di, por me të vërtetë Prishtina nuk ka kohë të humbë, ne duhet të merremi me problematikën e qytetit, qytetarëve, të ua ndërrojmë jetën për të mirë, dhe sa më shumë të humbim kohë, aq më keq për qytetarin e Prishtinës”, ka deklaruar Rama në Frontal të t7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark