×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përparim Rama jep një ide të re për magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë

    Insajderi
    28 December 2022 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se janë duke e larguar edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti.

    “Po largohet edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti. Kemi mbyllur këtë zonë plotësisht të lënë pas dore deri më tash, për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave më tutje. Po ashtu, jemi duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook.

    Vlen të theksohet se Rama ka mbyllur rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet për festat e fundvitit,e cila në vitet e ardhshme pritet të shndërrohet në shesh. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark