Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, nga parku i Gërmisë, ka përçuar një mesazh të fuqishëm për lagjet e kryeqytetit.
Me këtë rast, ai duke shprehur rëndësinë dhe kënaqësinë që ofron Gërmia, ka potencuar faktin se të njëjtën do ta ndjejmë edhe në parqet urbane të qendrës së Prishtinës, ngase ky projekt është i bazuar në programin e tij qeverisës.
“Gërmia është një vend i jashtëzakonshëm për rekreacion e vrap. Këtë kënaqësi që na jep Gërmia, do ta ndjejmë edhe në parqet urbane të Qendrës së Prishtinës”, ka thënë Rama.