Kandidat i LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka ofruar projektin edhe për zhvillimin e Parkut të Gërmisë.
Rama ka marrë shëmbull parkun “Hampstead Heath” në Londër dhe ngjashmëritë që i posedon me parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Përparim Rama synon që qasja në Parkun e Gërmisë të jetë sikurse në Hampstead Heath, për shkak që aktualisht për të shkuar në Gërmi, duhet të shfrytëzohet vetëm një rrugë.
Rama në programin e tij, parasheh edhe gjelbërimin e Prishtinës, në mënyrë që kryeqyteti ynë përveçse të duket më bukur, të ketë edhe ajër më të pastër.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni vizionin e Ramës për Parkun e Gërmisë dhe gjelbërimin e Prishtinës: