Insajderi
Lajme

Përparim Rama: Prishtina sot mirëpret të gjithë, trafiku urban e parkingu falas

Insajderi
12 September 2026 - 09:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përparim Rama: Prishtina sot mirëpret të gjithë, trafiku urban e parkingu falas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoj se mirëpret të gjithë qytetarët e Kosovës për Marshin për Liri, që është organizuar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në prag të shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK’së.

Rama tha se sot transporti urban dhe parkingu prapa Pallatit të Rinisë janë falas.

“RISHTINA MIRËPRET TË GJITHË QYTETARËT NË MARSHIN PËR LIRI! Kryeqyteti gjithmonë do të mbetet shtëpia e dinjitetit dhe e zërit për drejtësi. Sot, transporti urban në Kryeqytet është FALAS! Parkingu te Pallati i Rinisë, Falas! Mirë se vini në Prishtinë!”, ka shkruar Rama.

Nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të nisë një marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së, katër ditë para dhënies së vendimit në Hagë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark