Insajderi
Hulumtime/Analiza

Përparim Ramës i anulohet tenderi për dekorim të kryeqytetit, Gjykata e Tenderëve gjen shkelje

Insajderi
22 October 2025 - 14:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përparim Ramës i anulohet tenderi për dekorim të kryeqytetit, Gjykata e Tenderëve gjen shkelje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës ka anuluar tenderin për dekorimin e kryeqytetit, pas gjetjeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), i cili konstatoi shkelje në procedurat e prokurimit. Ky vendim vjen vetëm pak javë para festave të fundvitit, duke e lënë komunën me pak kohë për realizimin e dekorimeve sezonale.

Gazeta Insajderi

Tenderi, “Dekorimet verore, dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi”, është anuluar para dy ditësh, 20.10.2025.

Kjo pasi Komuna dyshohet se ka shkelur ligje të prokurimit publik.

“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit“, thuhet në njoftim.

Çka gjeti OSHP që Komuna u detyrua ta anulojë tenderin?


Sipas dosjes së tenderit, kishin konkurruar dy kompani: “Agri Bau” dhe “Te Fatosi”. Kjo e fundit ishte shpallur fituese me çmimin prej 139 mijë euro.

Kompania tjetër pjesëmarrëse u ankua në OSHP, se me rekomandimin e “Te Fatosi”, komuna ka kryer shkelje ligjore.

Në dokumentin e ankesës, kompania “Agribau” pretendon se është eliminuar padrejtësisht nga gara edhe pse kishte ofertuar me çmim më të ulët prej 127,700 euro, ndërsa Komuna kishte shpallur fituese kompaninë “Te Fatosi” SHPK me ofertë rreth 12 mijë euro më të lartë – 139,630 euro.

Aty thuhet se janë shkelur këto nene:

Neni 1- Qëllimi,
Neni 6- Ekonomiciteti dhe Efikasiteti
Neni 7- Barazia në Trajtim/ Jo-Diskriminimi,
Neni 27- Dosja e tenderit
Neni 57- Sigurimi i tenderit
Neni 59-Egzaminimi ,Vlersimi,dhe Krahasimi i Tenderve,
Neni 60- Kriteret për Dhënien e Kontratës
Neni 69-Aftësia Teknike dhe/ose Profesionale
Neni 72 -dokumentacioni dhe informacioni shtesë

Në vendimin e mëparshëm të OSHP-së, Paneli Shqyrtues kishte urdhëruar Komunën të rishqyrtojë ofertat dhe të verifikojë certifikatën ISO të kompanisë “Te Fatosi”, por sipas ankesës, Komuna nuk e ka zbatuar këtë vendim në mënyrë të plotë.

Ndërsa në analizën e ekspertit të OSHP-së thuhet se dokumentacioni i dorëzuar nga kompania që u rekomandua për kontratë, tregon mungesë të validitetit dhe sigurimit të tenderit, çka e bën ofertën e kompanisë fituese të papërgjegjshme dhe procesin e dhënies së kontratës të paligjshëm.

“Certifikata ISO 9001:2015 e OE “Te Fatosi SHPK” është lëshuar nga Bureau Veritas dhe nuk
mund të verifikohet publikisht online. Ky veprim nuk përbën verifikim të vlefshëm dhe e bën të bazuar pretendimin e ankuesit se certifikata nuk është e verifikueshm. Ky veprim nuk përbën verifikim të vlefshëm dhe e bën të bazuar pretendimin e ankuesit se certifikata nuk është e verifikueshme
“, thuhet në vendim.

Pas shqyrtimit të provave, OSHP-ja ka vendosur të aprovojë ankesën e kompanisë “Agribau” dhe ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës të ndërmarrë rivlerësim të drejtë dhe transparent të ofertave, në përputhje me ligjin.

“Megjithatë, rekomandimi i AK-s për dhënie të kontratës OE “Te Fatosi SHPK” nuk është realizuar në përputhje me dispozitat ligjore, pasi AK nuk ka kryer verifikimin e duhur të certifikatës ISO pranë organit lëshues. Për këtë arsye, rekomandohet që AK të bëj Anulimin e Vendimit për Dhënei të Kontrates dhe gjatë procesit te ri vlersimit të ndërmarrë veprime në përputhje me dispozitat e LPP-së dhe rregullores për Prokurim Publik“, thuhet në vendim.

Komuna e Prishtinës akuzohej se edhe tenderin e vitit të kaluar për dekorim ia kishte përshtatur kompanisë “Te Fatosi”

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në media ishte raportuar për pezullimin e një tenderi të dyshimtë të Komunës së Prishtinës për dekorimin e kryeqytetit, ku një pjesë e madhe e dekoreve që janë kërkuar në specifika të dosjes së tenderit i ishin përshtatur kompanisë “Te Fatosi”.

Fillimisht tenderi ishte anuluar tenderi dhe rishpallje e tij për të shtuar kriter/kërkesë, ka ngjallur më pastaj dyshime e ankesa, pasi që dyshohej se kjo është bërë për t’ia përshtatur tenderin kompanisë “Te Fatosi”, të cilën me pastaj Komuna e Prishtinës e kishte shpallur fituese.

Në dhjetor mediat kishin raportuar se si dekoret që janë kërkuar më fotografi në dosje të tenderit, një pjesë e madhe e tyre gjendeshin minimalisht një (1) vit më herët në depon e kompanisë “Te Fatosi”./insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark