×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përpjekjet për depërshkallëzim, Lajçak takon edhe Komandantin e KFOR-it

    Insajderi
    04 July 2023 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë takuar sot Komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe dialogun.

    “Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, dhe Shkëlqesinë e tij Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues Special i BE-së.

    Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të #KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

    Lajçak është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, e më vonë do të takohet dhe me Kryeministrin Albin Kurti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark