×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Përplasi “Bugattin” 1,7 milionë paund të Cristiano Ronaldos, zbulohet shoferi “rebel”

    Insajderi
    21 June 2022 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme është raportuar se në Mallorca është përfshirë në një aksident makina sportive e Cristiano Ronaldos, Bugatti Veyron me vlerë 1,7 milionë paund.

    Lajm i imirë është se nuk ka asnjë të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Policia e cila vajti në vendngjarje tha se shofer nuk ishte sulmuesi portugez.

    Sot bëhet me dije se shoferi i cili po i jepte në momentin e aksidentit ishte njëri prej truprojave të tij. Ai humbi kontrollin e mjetit dhe rrëqiti duke u përplasur në një mur të një prone në San Coma, Palma de Mallorca, aty ku aktualish Ronaldo po shijon pushimet me familjen e tij.

    Pjesa e përparme e Bugattit ishte e shkatërruar, por policia bëri me dije se nuk kishte asnjë të lënduar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark