Në “Prime” janë shfaqur pamjet e përplasjes së ashpër mes Xuxit dhe Gjestit për shkak të prishjes së gjumit.
Në pamje shihet se debati eskalon pasi Gjesti bie në shtratin e Xuxit.
“Të shtyj, era birrë po të vjen, mos mu afro të shtrati idiot”, tha Xuxi.
Ai u shpreh se nuk e ka shtyrë me forcë Gjestin, por e ka marrë për ta hequr nga shtrati.
Ndërsa Gjesti tha se nuk ka dashur ta lëndojë Xuxin.
“Me dashtë me provoku qysh nesër e qes jashtë. Thjeshtë kam qenë keq nuk dija ku të merrja energjinë. Nuk e kam bërë për ta lënduar Xuxin”, tha Gjesti.